NewBorn-Ks
Mire se vini ne forumin NewBorn-Ks.

Nese jeni i regjistruar klikoni Identifikohu,

Nese doni te regjistroheni klikoni Register,

Dhe nese doni qe lajmerimi te largohet klikoni Do not desplay again.
NewBorn-Ks

You are not connected. Please login or register

Bota e Artit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Bota e Artit on 23/11/2008, 16:51

Enndriti


Administrator
Administrator
BOTA E ARTIT

Tërësitë e njohurive dhe arritjeve zhvillimore të një grupi, shoqërie ose populli, në fushat e caktuara të veprimtarisë mendore, krijuese, materiale e shoqërore përmblidhen me termin kulturë. Një ndër krijimtaritë shumë të rëndësishme të kësaj kulturës që karakterizon një popull, është edhe arti.
Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet kulturore. Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqëri deri në piedestalin më të lartë.
Gjithashtu, përmes veprimit, manifestimit, kompozimit, formës, arti mishëron dhe realitetin që na rrethon me ndjenjat shpirtërore, duke krijuar atë harmoni të përsosur që provokon emocione estetike.
Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi.

Ç’është arti?

Fjala art rrjedh nga latinishtja - ars, që ka kuptimi e së bukurës.
Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.
Arti në tërësi ose çdo vepër e veçantë, përbëhet nga një strukturë komplekse dhe e shumanshme. Në të përfshihen elemente materiale, shpirtërore, substancial, formale, krijuese etj., përmes së cilave mishërohet puna e gjallë e njeriut me ndjenjat, emocionale të tij. Mirëpo, gjithë ky kompleks dhe kjo shumanshmëri ka një dominante rreth së cilës përmblidhen gjithë përbërësit e saj, që dallojnë nga dukurit e tjera të realitetit. Pra, është dukuria estetike që e karakterizon atë, sepse nuk ka vepër artistike pa vlerë estetike.
Nga kjo pikëpamje artin mund ta definojmë si një pasqyrim estetik të realitetit që na rrethon, por edhe imagjinatës së bujshme njerëzore. Për ta pasur më të qartë këtë definicion, duhet zbërthyer kuptimin e nocionit “pasqyrim estetik”!
Vepra artistike është një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes objektit, veprës që duhet krijuar dhe subjektit krijues, pra vet artistit. Akti thelbësor i këtij bashkëveprimi është përjetimi i dukurive përmes shqisave. Pra, perceptimi i fuqishëm emocional i gjithë larmisë së botës shqisore me tingujt, aromat, ngjyrat, lëvizjet format e saj etj.
Emocionet, ndjenjat,mendimet etj, janë dukuri shpirtërore të cilat nuk mund të kapën drejtpërsëdrejti nga shqisat. Përmbajtja e tyre e bukur ose e madhërishme nuk mund të shikohet ose të preket. Prandaj, arti me mjetet e tij materiale: me anë të fjalës, gjesteve, tingujve, vijave, ngjyrave, lëvizjeve etj., riprodhon estetikisht pamjet e jashtme fizike të dukurive të realitetit ose ndërton botën e imagjinatës duke i fiksuar ato në figura artistike

View user profile http://newborn-ks.forumi.biz

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum